Talenti i Man City-t arrin marrëveshjen me Real Madrid

Sipas raporteve në Spanjë, talenti i Manchester City-t Brahim Diaz do të nënshkruajë një para-kontratë me Real Madrid në janar.

Kontrata e tij aktuale skadon në fund të sezonit dhe thuhet se 19-vjeçarit i ka ardhur në majë të hundës mungesa e hapësirave te skuadra e Pep Guardiola-s.

Ai ka bërë vetëm tre paraqitje këtë sezon, megjithëse i është premtuar më shumë.

Diaz shënoi dy herë në fitoren ndaj Fulham në Carabao Cup në fillim të muajit, por nuk ka arritur të përfshihet në skuadër për ndeshjet e Premier League.

Real mendon se ai ka një të ardhme të madhe përpara, dhe kërkon ta blindojë që në janar duke i ofruar një para-kontratë lojtarit.

Ai thuhet të ketë rënë dakord me Los Blancos dhe pritet t’i bashkohet në fund të sezonit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu