Tani habit banorët: Sonte do të dal nga Big Brother Vip

Tani ka habitur banorët me deklaratën që bëri mbrëmë para se të flinin. Ai u thotë banorëve se sonte do të largohet nga shtëpia e Big Brother Vip.

“Unë do të iki. Sonte është nata e fundit, nuk rri më. Unë u tërhoqa, nuk duroj dot më.”, tha Tani.

Mesa duket aktori është mërzitur nga gjithë ato përballje, debate e sherre që po ndodhin brenda shtëpisë së Big Brother. Është mërzitur nga protagonizmi i tre personave, Olta, Luizi dhe maestro Armaldo.

Sipas tij e gjithë vëmendja është te këta banorë dhe të tjerët kanë mbetur nën hije. Dhe në fakt kështu po ndodh, pasi këta tre banorë janë ata që po shkaktojnë më shumë debate në shtëpi, në shumicën e rasteve janë debate që arrijnë në banalitet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu