Tanket izraelite rrethojnë Spitalin Baptist Al-Ahli në qytetin e Gazës

Shoqëria e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze njoftoi se tanket izraelite po rrethojnë Spitalin Baptist Al-Ahli në qytetin e Gazës dhe ekipet e saj të ambulancës nuk janë në gjendje të arrijnë deri te të plagosurit për shkak të përleshjeve intensive.

Gjysmëhëna e Kuqe tha në një deklaratë në Facebook se “tanket po rrethojnë Spitalin Baptist Al-Ahli dhe ka përleshje intensive”.

Ekipet e ambulancës së Gjysmëhënës së Kuqe nuk janë në gjendje të lëvizin për të arritur tek të lënduarit dhe të plagosurit”, shtoi ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu