Taravari bojkotoi Ivanovin, e konsideron fajtor për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë (VIDEO)

Kryetari i Shtetit, Gjorge Ivanov, e mirëpriti Qeverinë e re të Maqedonisë, kryeministrin dhe gjithë ministrat me radhë, duke mos bërë ndonjë deklaratë shtesë.

Megjithatë, ajo që ra në sy ishte mungesa e Arben Taravarit, ministër i Shëndetësisë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët. I kontaktuar nga Telegrafi Maqedoni, Taravari konfirmoi mospjesëmarrjen e tij, duke thënë se e ka bojkotuar kryetrin e tanishëm të shtetit.

”Nuk mora pjesë në pritjen e Kryetarit Ivanov për Qeverinë e re, pasi që konsideroj se ai është fajtor për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, ngjashëm si ish-kryeministri Gruevski”, theksoi Taravari./Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu