Taravari: Jemi distancuar plotësisht nga VMRO–DPMNE, Ali Ahmeti manipulohet nga Artan Grubi

Nënkryetari i ASh-së, Arben Taravari, në edicionin veror “Click21” në TV21 ka folur për koalicionin me VMRO-DPMNE-në.

“E shihni, partitë opozitare gjithmonë kanë tendencë të shkatërrojnë shumicën aktuale dhe nuk ka asgjë të diskutueshme për këtë, përndryshe sa herë u jepet mundësia, çdo parti në opozitë mundohet të krijojë një shumicë të re me të cilën do të sfidojë shumicën aktuale.

Ne nuk kemi pasur asnjë bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në, por tani jemi distancuar plotësisht nga politikat e zbatuara nga VMRO-DPMNE”, tha Taravari.

Taravari poashtu tha se lideri i BDI-së Ali Ahmeti manipulohet nga Artan Grubi.

“Këtë vitin e fundit Ahmetin e shoh si një kukull që manipulohet prej dikujt tjeter, komplet PR…përshtypja ime është se Artan Grubi kontrrollon diku 40-50 portale dhe këtë e kemi bë publike. Artan Grubi e bën komplet Pr e partisë, Artan Grubi bën disa veprime që për mua personalisht janë të jologjikshme por ja që për të është çdo gjë e mundëshme dhe e bën”, tha Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu