Taravari kritikon funksionimin e VLEN-it, thotë se koalicioni nuk ka stabilitet afatgjatë

-Thanë ne tash menjëher e zgjedhim nuk e kemi problem. Ku është bashkimi i VLEN-it?! Kaluan 8 muaj, 9 muaj. Ku janë? Ku janë”?

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, që dikur ishte pjesë e VLEN, thotë se ky koalicion nuk mund të qnëdrojë i bashkuar dhe nuk mund të shkrihen në një parti.

“Ky është projekt, kështu si funksionon… me short kush bëhet drejtor… ky është prjekt i paqëndrueshëm. Nuk qëdron, ja mund të jem gabim, mundet nesër të ndodh që të bahen bashkë në një parti, unë e thëm është projekt i paqëndrueshëm. Atje është kush kujt ja ngul thikën pas shpine”, tha Taravari.

Taravari në Click Plus shkoi edhe më larg duke thënë se ajo që ndodhi me daljen e ASH-së nga VLEN, e njëjta do t’i ndodh edhe partisë BESA.

“Ajo që i ndodhi ASh-së, tash është duke i ndodhur Biall Kasamit, do ta shihini”

“Ju kur u larguat, thatë që po e braktisi VLEN-in për shkak se dua lista të posaçme të këshilltarëve, më pas listat i kishit të përbashkëta me AKI”!

“Nuk është ashtu”.

Ky ka qenë preteksti që ju vet e keni thënë në press konferencë!?

“Ja unë e them publikisht, kur të vij një i VLEN këtu, pyesni. Rijad Shaqiri e ka udhëhequr grupin e deputetëve tanë, që kanë negociuar me deputetët tjerë të VLEN-it. A e kam pranuar edhe lista të përbashkëta? OK lista të përbashkëta, s’ka problem”

E çka ishte problemi?

“Çdo herë kishte problem, kishte obstruksione të lloj-llojshme”

Taravari gjithashtu tha se ishte i zhgënjyer nga VLEN edhe për faktin se shumë njerëz të BDI-së afroheshin në koalicion, duke përmendur Nevzat Bejtën dhe Ramiz Merkon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu