Taravari sfidon VLEN-in: Nëse nuk fitojmë me mbi 2:1, s’ka zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, në një intervistë për televizionin Kanal 5 në “Plus Vesti”, deklaroi se pritshmëritë për zgjedhjet lokale janë që koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim të fitojë me një diferencë më të madhe se 2:1 ndaj Frontit Evropian.

“Në zgjedhjet e fundit, kur ishim pjesë e koalicionit VLEN, morëm 107 mijë vota, ndërsa BDI, gjegjësisht Fronti Evropian, mori 137 mijë. Në të gjitha anketat, Aleanca për Shqiptarët ishte gjysma e VLEN-it, dhe ky është fakt i pamohueshëm,” tha Taravari, duke shtuar se tani diferenca pritet të thellohet ndjeshëm.

Sipas tij, nëse rezultati përfundimtar nuk e kalon raportin 2:1 në favor të Aleancës Kombëtare për Integrim, atëherë nuk ka arsye të hapet çështja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Nëse është më pak se 2:1, nuk është rezultat. Unë nuk shoh më arsye pse të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare,” deklaroi ai.

Taravari shprehu bindjen se rezultati do të jetë bindës në favor të koalicionit që përfaqëson: “Fitorja do të jetë e Aleancës Kombëtare për Integrim dhe ky është fakt i pamohueshëm. Jam i sigurt se diferenca do të jetë më shumë se 2:1, madje sipas disa anketave që i shoh – si nga kompani serioze ashtu edhe nga vetë partitë politike – raporti shkon deri në 3:1.”

Ai përmendi se vendimi për të garuar me lista të përbashkëta për këshillat komunalë është marrë pikërisht për të maksimizuar rezultatin elektoral


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu