Taulant Xhaka asiston në fitoren e Baselit kundër Fiorentinës

Taulant Xhaka, është bërë protagonist në fitoren e Baselit prej 1:2 kundër Fiorentinës në gjysmëfinalen e parë Europa Conference League.

Ai asistoi në golin e barazimit që e realizoi Andy Diouf, në minutin e 71-të.

Por, së pari ekipi zviceran ishte në disavantazh.

Golin e epërsisë për “Violat” e realizoi Anthony Cabral.

E derisa Baseli fitoren e arriti me Zeki Amdounin, i cili shënoi në minutin e 93-të.

Kështu skuadra e futbollstit shqiptar, Taulant Xhaka, bën një hap goxha të madh drejt arritjes së finales.

Ndërkaq në ndeshjen tjetër, West Ham e ka mposhtur Az Alkmaarin, me rezultat 2:1.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu