Taulant Xhaka i ka reaguar menjëherë Gianni de Biasi.
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi, i ftuar në ‘Opinion’, ka folur për largimin e Taulant Xhakës nga Kombëtarja Shqiptare, duke e kritikuar për largimin.
Por, Xhaka në Facebook, ka postuar një fotografi me disa data të rëndësishme për shqiptarët, duke shkruar se identiteti i tij vazhdon.
Në këtë fotografi të Xhakës shfaqen vitet 1190 (Principata e Arbërit), 1443 (ngritja e flamurit nga Skënderbeu), 1912 (ngritja e flamurit nga Ismail Qemali) dhe viti 2017, në të cilin jemi tani./Lajmi.net