Taylor Swift, Harry Styles dhe Cardi B janë tre prej 22 artistëve që do të performojnë në “Grammy Awards 2021”. Evenimenti që do të bashkojë yjet do të mbahet në Los Angeles, të dielën e javës së ardhshme (14 mars).
Për më tepër, Billie Eilish, Bad Bunny, Post Malone, Megan Thee Stallion dhe Dua Lipa do të dalin po ashtu në skenën e madhe, që do të transmetohet drejtpërdrejt në CBS dhe Paramount. Akademia po ashtu ka premtuar se artistët do të vijnë së bashku, por duke mbajtur distancë. Ani pse është edhe fluksi i pandemisë coronavirus, sigurisht që muzika është ajo që do t’i bashkojë artistët.
Fillimisht u pretendua që “Grammy” të mbahet më 31 janar, por për shkak të krizës globale është shtyrë për një datë tjetër. Performuesit e tjerë përfshijnë Chris Martin, John Mayer, Doja Cat, Maren Morris, DaBaby, HAIM, Lil Baby, Brandi Carlile, Roddy Ricch, Brittany Howard, Miranda Lambert, Mickey Guyton dhe Black Pumas.









