Të gjithë liderët largohen por shikoni ç’bën Rama në Londër

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë aktualisht në samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër, bashkë me kryeministrat e këtyre vendeve.

Pas konferencës së përbashkët, liderave të Ballkanit, u është kërkuar një foto e përbashkët nga gazetarët e pranishëm.

Menjëherë Rama ka lëvizur dhe ‘si me lezet’ është futur në mes tyre duke rrëmbyer kështu gjithë vëmendjen.

Sikur mos mjaftonte fakti që është i gjatë dhe vetiu bie në sy dukshëm, kryeministri është kujdesur të pozicionohet aty ku duket më mirë, pikërisht në mes.

Pas fotos së përbashkët, kryeministrat e tjerë të Ballkanit janë larguar një nga një nga salla, ndërsa kryeministri Edi Rama është ulur për të dhënë një intervistë e për t’i dhënë kështu rëndësinë e duhur e pompozitetin e nevojshëm gjithë vizitës në Londër.

Nga pas qendron gjithmonë, syri dhe veshi i tij, Endri Fuga.

Ndonëse është munduar mos ‘bjerë në sy’, Fuga nuk i është ndarë për asnjë çast kryeministrit edhe gjatë intervistës për t’u siguruar kështu se gjithçka po shkon si duhet.

Sakaq, këto dy foto, i përkasin mëngjesit, ku sërish Rama ka zënë mesin e tryezës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu