Qeveria e Kosovës do të ketë mbledhje të hënën në ora 08:30. Mbledhja do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Në njoftimin e kryeministrisë nuk tregohet se për çka do të diskutohet në këtë mbledhje.
E gjatë ditës kryeministri Hoti do e vizitojë komunën e Rahovecit.Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, marrin pjesë në inaugurimin e stallës së fermerit Bajram Jetishi, në fshatin Bërkoc, Komuna e Gjakovës. Kjo ngjarje pritet të zhvillohet në orën 14:00.









