Kuvendi i degës së Aleancës për Shqiptarët (ASH) të mërkurën pritet të konfirmojë dhe të zyrtarizojë kandidatin për komunën e Strugës.
Burime partiake nga ASH konfirmuan për INA se inxhinieri Idri Istrefi është kandidatura definitive në garën për komunën e Strugës nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Ai pritet që të marrë miratimin edhe nga kuvendi i degës së ASH-së, por më pas dritën jeshile edhe nga Alternativa si pjesë e koalicionit. Idri Istrefi është me profesion inxhinierë i elektros, i punësuar në ndërmarrjen ELEM, por i fokusuar edhe në aktivitete biznesi. /INA









