Të mirat shëndetësore të luleshtrydhes së egër

Luleshtrydhen e egër, popuj të ndryshëm e njohin atë si luleshtrydhja alpine, luleshtrydhja e maleve, luleshtrydhja e egër, luleshtrydhja e druve apo e pyjeve.
Në Shqipëri rritet në zonën e dushkut e të ahut, në toka të kultivuara. Në Pukë gjendet më me shumicë në Tërbun, Livadh-Hamëz, Krrabë, Munellë, Lakithi, Kunor-Dardhë, etj. Luleshtrydhja e egër, dikur njihej si një barishte terapeutike.

AgroWeb.org shkruan se, të gjitha pjesët e kësaj bime, përfshirë gjethet, rrënjët, kërcelli dhe fruta përdoren për të kuruar disa çrregullime në shendetin e njerzve. Rrënjët e bimës së luleshtrydhes së egër janë përdorur kundër diaresë, ndërkohë që kërcelli për të shëruar plagët. Në anën tjetër, frutat përdoreshin për qetësim.

Luleshtrydhja e egër është një bimë përherë në rritje. Ndonëse shtatvogël në trup, kjo bimë ia arrin të durojë edhe ngricat. Ia vlen të përmendim se gjatë verës, alpinistët që i ngjiten lartësive gjejnë tek luleshtrydhet e egra, pushimin e merituar.

Aroma e tyre i ngjan trëndafilave. Botanikët e shekullit të 17-të, shpreheshin se luleshtrydhet kishin një efekt qetësues për mëlçinë, shpretkën dhe gjakun, madje edhe stomakun e lënduar. Në të njëjtën kohë, frutat shuajnë edhe etjen. Kjo bime se fundi po gjen perdorim te gjere edhe ne tregun vendas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu