Gjykata penale e Shkupit sërish i refuzoi “bombat” si dëshmi në rastet e PPS-së, “Tenderët”, “Toplik” dhe “Tortura”. Në kumtesën e Gjykatës theksohet se nga dosjet e lëndës ndahen dëshmitë e propozuara me listën e akuzës edha atë audioincizime nga bisedat telefonike, si dëshmi të marra në mënyrë të paligjshme me shkeljen e lirive dhe të drejtave të konfirmuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.
Siç njofton InfoShqip, në rastin “Tenderët” akuzohet ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska Milevska për keqpërdorime me tenderin për kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e VMRO-së, nga projekti “Shkupi 2014”.
Për rastin “Toplik” dyshohen gjashtë persona nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për ndërtimin e “Qyteti diellor”, ndërsa “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski. Kundër këtyre vendimeve të pafuqishme, nga PPS njoftojnë se do të ankohen në gjykatën penale në afat prej 3 ditëve./InfoShqip.com










