Teksasi në alarm 450 krokodilë mund të pushtojnë rrugët mes përmbytjeve katastrofike

Parku më i madh në juglindje të Teksasit është në alarm të lartë pasi ujërat e përmbytjeve nga uragani “Harvey” kërcënojnë të shkatërrojnë gardhet e parkut.

Parku, i cili strehon mbi 450 alligatorë, konfirmoi se rreziku i zvarranikëve që mund të arratisen nga objekti është i lartë për shkak të përmbytjeve që janë gjithnjë e në rritje.

Administratori i parkut, Gary Saurage , deklaroi se gardhet mund të shemben dhe njoftoi fqinjët se kafshët mund të arratisen.

“Lajmi i mirë është që kemi zhvendosur në një vend të sigurt të gjithë korokodilët dhe gjarpërinjtë helmues”, tha ai.

Vërshimet “katastrofike” në Teksas pritet të përkeqësohen në ditët e ardhshme, pasi lumenjtë dolën nga shtrati pas një stuhie të përmasave historike.

Një shi rekord ka paralizuar qytetin e Hjustonit pas Uraganit “ Harvey”, duke i kthyer rrugët në lumenj.

Por parashikuesit thonë se reshjet totale mund të dyfishohen më gjatë kësaj javë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka premtuar masa të shpejta për të ndihmuar qytetarët e prekur. Ai do të vizitojë Teksasin të martën.

“Rimëkëmbja do të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë dhe qeveria federale është e gatshme dhe e aftë për të mbështetur këtë përpjekje,” tha ai.

Trump ka miratuar gjithashtu një deklaratë emergjente për Luizianën fqinje./SYRI.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu