Televotuesit e këtyre shteteve i dhanë pikë maksimale Shqipërisë në Eurovizion

Shqipëria, e përfaqësuar nga “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” përfundoi e teta në garën evropiane të këngës “Eurovision” këtë vit. Shqipëria mori 218 pikë, ndërsa prej tyre 173 ishin nga publiku.

“Eurovision” u mbajt në Bazel të Zvicrës këtë vit.

Në faqen e “Eurovision” janë publikuar edhe votat e televotuesëve për secilin shtet.

Shqipëria ka marrë pikë maksimale, 12 sosh, nga televotuesit e Greqisë e Malit të Zi.

Nga 10 pikë i ka marrë nga televotuesit e “Pjesës tjetër të botës”, Kroacisë, Francës, Italisë dhe Zvicrës.

Nga televotuesit e Gjermanisë, San Marinos dhe Sllovenisë, ka marrë nga 8 pikë e nga ata të Azerbajxhanit, Belgjikës, Luksemburgut e Suedisë nga 7 pikë.

E nga votat e jurisë, pikë maksimale 12 sosh, Shqipëria i mori vetëm nga Franca. Juria e Malit të Zi ia dha 10 pikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu