Tension në Europë, reagon Moska pas deklaratave për arrestimin e Putinit në Poloni

Rusia e ka akuzuar Poloninë për kërcënim me “akt terrorist” kundër aeroplanit të presidentit rus, Vladimir Putin, pasi Ministria e Jashtme e Polonisë ka thënë se lideri rus mund të ndalet dhe të arrestohet nëse e shfrytëzon hapësirën e saj ajrore për të shkuar në Hungari për takim me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Polakët tani janë të gatshëm të kryejnë akte terroriste”, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, sipas medias shtetërore ruse TASS. “Së fundmi kam dëgjuar ministrin e Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, tek ka kërcënuar se siguria e aeroplanit të Putinit nuk do të garantohej po që se fluturon në hapësirën ajrore të Polonisë drejt Budapestit për samitin me Trumpin”.

Së fundmi ka pasur ngritje tensionesh në mes të dy shteteve. Polonia ka ofruar mbështetje të fuqishme për Ukrainën në luftën ndaj Rusisë. Në shtator, Rusia nxiti reagim përmes dronëve që hynë në Poloni.

Sikorski të martën u shpreh se nuk mund të garantojë se aeroplani i Putinit s’do të detyrohej të aterrojë në Poloni dhe në vend që të takojë Trumpin do të arrestohej e ekstradohej në Gjykatën në Hagë.

Gjykata Ndërkombëtare Penale pati lëshuar urdhër arrest për Putinin në vitin 2023 për pushtimin e Ukrainës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu