Tensione etnike në Kosovë: Prifti serb hoqi flamurin shqiptar, pala tjetër shkeli atë serb (VIDEO)

Tensione të reja në Kosovë, kësaj here mbi flamujt. Gjithçka filloi më 10 tetor, kur media njoftoi se një prift nga rrethina e Beogradit hoqi flamurin shqiptar nga kulla e vrojtimit në Kosara.

Flamuri qëndron atje që nga viti 1999, kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova pas marrëveshjes së Kumanovës.

Nuk vonoi shumë që pala shqiptare të përgjigjej. Dy shqiptarë hodhën poshtë flamurin serb afër Leposaviqit, dhe njëri prej tyre më pas e shkeli atë në rrugë.

Qytetarët me inicialet F.M dhe N.B filmuan shkeljen e flamurit serb dhe postuan pamjet në Facebook, në ndërkohë, regjistrimi është hequr. /Tesheshi.com

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu