Pas incidenteve mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka nisur procedurat për rekrutimin e 500 ushtarëve profesionistë në radhët e Ushtrisë së Serbisë.
Të dhënat nga qendrat rajonale të Ministrisë së Mbrojtjes bëjnë të ditur se kandidat potencial janë të gjithë qytetarët e Serbisë të cilët kanë përfunduar vullnetarisht shërbimin ushtarak, ushtrimin me armë dhe janë më të rinj se 30 vjeç, transmeton “Lajm”.
Kjo rritje e numrit të ushtarëve vjen në kohën e tensionimit të situatës në Kosovë dhe përpjekjeve të Serbisë që të dëshmojë fuqinë në këtë pjesë të Ballkanit.
Kujtojmë se pala serbe dhe liderët e Kosovës kanë mbajtur mbrëmë një takim të nivelit të lartë në Bruksel, ku kanë folur për uljen e tensioneve, për të cilën kanë rënë dakord të dyja palët.