Tensionet në Veri, Abazoviç fton Vuçiçin dhe Kurtin në Mal të Zi, ja çfarë pritet

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm që të presë raundin e ardhshëm të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Sapo përfundova një bisedë e rëndësishme me kryeministrin Albin Kurti në margjinat e forumit të dialogut të Prespës. Mali i Zi, si një vend mik i Serbisë dhe Kosovës, por edhe i të gjithë të tjerëve në rajon, është i gatshëm të presë raundin e ardhshëm të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me përfshirjen e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë”, tha Abazoviç.

Ai shtoi se promovimi i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal është një nga synimet kryesore të politikës së jashtme të Malit të Zi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu