Tensionet në Veri, Sveçla paralajmëron NATO-n: Kërcënimet e Serbisë mbeten problem serioz për Kosovën dhe rajonin

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka zhvilluar një takim me Shefen e Operacioneve të Divizionit për Operacine të NATO-S, Ariella Viehe.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Sveçla theksoi se me Viehen ka biseduar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veriun e vendit.

“Sulmet e njëpasnjëshme viteve të fundit ndaj institucioneve tona dhe zyrtarëve tanë në veriun e Kosovës si dhe sulmi terrorist i 24 shtatorit ishin çështjet e rëndësishme për të cilat biseduam me znj. Viehe, po ashtu edhe për bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e mirë e të vazhdueshëm mes KFOR dhe Policisë së Kosovës”, u shpreh Sveçla.

“Kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë dhe ambiciet e saj territoriale për Kosovën vazhdojnë të përbëjnë problem serioz për Kosovën por edhe rajonin”, nënvizoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu