Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Kosova ka qenë e mbushur me situata të paparashikuara. Edhe pse nisi nën ritmet e muzikës dhe atmosferës së festës, nata mori një rrjedhë tjetër pas disa momenteve që shkaktuan diskutime mes tre banorëve.
Gjithçka nisi pas një vallëzimi mes Limit dhe Dolces, i cili duket se ka krijuar pakënaqësi te Alba. Kjo e fundit nuk e ka fshehur irritimin e saj ndaj sjelljes së Limit, duke kërkuar një sqarim të menjëhershëm për situatën e krijuar gjatë festës.
Në mes të këtij diskutimi u përfshi edhe Dolce, duke e rritur dozën e tensionit. Mes vajzave pati një shkëmbim replikash me tone të larta, ku nuk munguan as paralajmërimet për distancë fizike.
‘Mos më prek se të ngjis për muri’, dëgjohet Dolce t’i thotë Albës, teksa kjo e fundit i kërkon llogari Limit për sjelljet e tij. /Prive By Liberta Spahiu









