Një studente 21-vjeçare po lufton për jetën pasi u përplas nga një autobus në Turqi. Studentja po përpiqej t’i shpëtonte sulmit të një qeni endacak. Ajo po vraponte dhe papritur tenton të kalojë rrugën për t’i shpëtuar qenit.
Në ato momente po kalonte një autobus dhe e përpas. Qeni mënjëherë largohet ndërsa dëmi i rëndë u krye. Aksidenti ndodhi të mërkurën pasdite në Trabzon, ndërsa Kenneth Necibel Gul po shkonte në konviktin e shkollës politeknike lokale ku ajo ndjek mësimet.
Pamjet e kamerave të sigurisë, kanë regjsitruar momentin e rëndë. Studentja u dërgua me ambulancë në një spital aty pranë ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi kishte pësuar lëndime në organet e brendshme dhe disa fraktura. Sipas mediave turke, gjendja e 21-vjeçares konsiderohet e rëndë dhe ajo po lufton për jetën.
Trabzon'da sahipsiz köpeğin kovaladığı üniversite öğrencisine otobüs çarptı
Öğrencinin ağır yaralandığı olay anı güvenlik kamerasınca kaydedildi https://t.co/AuUjQgbyJX pic.twitter.com/yVunJmbO01
— Anadolu Ajansı (@anadoluajansi) February 20, 2026










