“Tërbohen” serbët, trajneri i Milan nuk ia ka idenë për Crvena Zvezda-n

Milan do udhëtojë në 18 shkurt drejt Beogradit, në përballje me Crvena Zvezdën për 1/32 e Europa League. I pyetur në lidhje me këtë duel, fill pas fitores me Cagliarin në transfertë, trajneri Stefano Pioli ka rrëfyer dy herë se skuadra do udhëtojë drejt Sarajevës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Kaq ka mjaftuar që serbët të “tërbohen” me trajnerin e gjigantëve italianë që nuk e di se ku e ka qendrën Crvena Zvezda. Në lidhje me këtë, ka reaguar vetë klubi nga Beogradi, që në verën e shkuar u ndesh në Champions League me Tiranën.

Duke folur pas ndeshjes me Cagliarin, trajneri i Milan ngatërroi Beogradin me Sarajevën dy herë. Ai po fliste për ndeshjen e ardhshme të Milan në Europë. Shpresojmë që ai ta kujtojë mirë Beogradin”, shkruajnë serbët në kanalet zyrtare të komunikimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu