Turqia u godit në pjesën qendrore të saj nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë rihter në orët e para të mëngjesit.
Sipas Agjencisë shtetërore për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e tërmetit u lokalizua rreth 46 kilometra në veri të qytetit të Tokatit, në një thellësi prej 6.4 kilometrash.
Përderisa deri më tani nuk ka raportime të menjëhershme për dëme materiale apo viktima, tërmeti ndodhi në orën 03:35 sipas orës së atjeshme.










