Tërmet i fuqishëm në Marok, mbi një mijë të vdekur, Në rajonet e prekura ka edhe shtetas të Maqedonisë së Veriut

6.8 ballë sipas shkallës së Rihterit. Është ora 23:00 sipas orës lokale. Ndërtesa dhe rrugë të shembura. Tërmet i fuqishëm i nxori banorët e Marokut në rrugë. Sipas dëshmitarëve okularë, muret e lashta të shpellave janë dëmtuar.

19 minuta pas tërmetit të parë, një tërmet i dytë i fuqishëm është ndjerë në të gjithë vendin. Në Kazablanka, banorët po ashtu e kalojnë natën në rrugë.

-Isha mysafir te fqinjët në të njëjtën ndërtesë në katin e tretë, papritmas pamë gjëra që binin nga lart, si pjata dhe gjësende të tjera që ishin ngjitur në mur, nuk mund të uleshim ose të qëndronim, pastaj dolëm me vrap nga shtëpia. Ashtu si gjithë njerëzit e tjerë. Vërtet, tërmeti ishte shumë i fuqishëm.

-Isha në shtëpinë time, pashë njerëz që dilnin, dëgjova shumë zhurmë, mendova se ishte shi, por ishte zhurma e tërmetit.

Më zuri gjumi, një herë ndjeva lëvizje në shtrat, nuk e besova, herën e dytë isha i sigurt se është tërmet, u përsërit tre herë, por falë Zotit jam i gjallë.

Nga MPJ-ja e RMV-së thonë se dy shtetas tanë janë të evakuuar.

Ju informojmë se Përfaqësia jonë Diplomatike Konsullore në Kajro është në komunikim me institucionet kompetente në Marok, eventualisht për qytetarë tanë në rajonet e prekura dhe nevojë për evakuim. Në përfaqësinë tonë diplomatike konsullore në Kajro, deri më tani janë regjistruar vetëm dy shtetas tanë, të cilët janë evakuuar dhe aktualisht ndodhen në një kamp në Marrakesh, në gjendje të mirë dhe nesër në mbrëmje do të udhëtojnë për në Madrid”, theksojnë nga MPJ.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, përmes Twitterit shprehu ngushëllime për viktimat.

“Jemi të tronditur nga tërmeti shkatërrues në Marok mbrëmë me qindra viktima. Ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë të të lënduarve”, shkroi Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Sipas mediave lokale, ka vështirësi për të arritur në fshatrat e largëta malorë. Autoritetet në Marok kanë njoftuar tashmë se operacioni mund të zgjasë disa ditë në mënyrë që shpëtimtarët të arrijnë në ato fshatra ku ka kryesisht ndërtesa të vjetra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu