Ohri vazhdon të përfshihet në valë tërmeti.
Edhe mëngjesin e sotëm është regjistruar një tërmet prej 3.7 shkallë Rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 kilometër në lindje të Ohrit, në thellësëi prej 6 kilometrave.
Ky është tërmeti i dytë më i fuqishëm, pas atij të ditës së djeshme, me fuqi prej 3.9 shkallë Rihter.
Kujtojmë se rajoni i Ohrit është përfshirë nga mbi 800 tërmete të fuqisë së dobët.
Deri tani nuk janë raportuar dëme materiale apo në njerëz.










