Tërmetet në Ohër nuk kanë të ndalur, dhjetëra tërmete të lehta janë regjistruar mbrëmë brenda natës, ndërsa nga 18 qërshori e deri më sot mbi 1000 tërmete e kanë goditur rajonin e Ohrit, ndër të cilët më i fuqishmi ishte ai i orës 13 të ditës së djeshme me 5.1 shkallë sipas shkallës së Rihterit, i cili u ndje edhe në Shkup.
Disa qytetarë te Ohrit vendosën që natën ta kalojnë jashtë shtëpive për shkak të sigurisë së tyre. Si arsye e këtyre tërmeteve konsiderohen lëvizjet tektonike të pllakave toksore të gjata rreth 20 km në pjesën ndërmjet Ohrit dhe Resnjës.
Sipas ekspertëve nuk ka vend për panik pasi që pas një tërmeti të fuqishëm priten një seri e tërmeteve më të dobëta të cilat nuk sjellin rrezik./InfoShqip.com










