Tërmeti me magnitudë 4.9 i shkallës Rihter trondit Turqinë, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë i shkallës Rihter ka goditur Antalya në Turqi. Sipas informacionit në faqen e internetit të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave ( AFAD ), një tërmet me magnitudë 4.9 ballë u regjistrua në orën 3:31 të mëngjesit me epiqendër në Konyaaltı.

Tërmeti sipas llogaritjeve të fundit u regjistrua në një thellësi prej 20.75 kilometrash. Një tjetër lëkundje pasuese me magnitudë 3.6 ndodhi në rajon po atë ditë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu