Tërmeti në Shqipëri, ja sa fuqishëm u ndje në Maqedoni

Observatori Sizmik i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, sot ka regjistruar një tërmet me epiqendër në Shqipëri, gjegjësisht në zonën Dibër-Peshkopi, njofton Portalb.mk.

Tërmeti ka ndodhur në ora 15:53 minuta me fuqi prej 4.8 shkallë të rihterit. Sipas të dhënave të tanishme, tërmeti është ndjerë në Dibër me intensitet V shkallë, Tetovë dhe Gostivar me intensitet IV shkallë, ndërkaq në Shkup dhe rrethinë me intensitet prej III shkallëve sipas Shkallës makrosizmike evropiake.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu