“Tërmeti statistikor: Pasaportat bullgare mund ta rishkruajnë hartën etnike të vendit!”?

Mbi 216,000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë marrë në mënyrë zyrtare pasaportë bullgare, bëri të ditur Ministri i Punëve të Brendshme të Bullgarisë, Daniel Mitov, duke iu referuar të dhënave të siguruara nga agjencia bullgare e lajmeve BGNES.

Të gjitha ata që janë pajisur me nështetësi bullgare kanë firmosur një deklaratë se kanë identitet bullgar. Kutohet se më shumicën e rasteve kjo është bërë për arsye ekonomike ose lëvizje të lirë dhe punësim drejt BE-së.

Kjo shifër alarmante vë në pah një aspekt të pazbuluar deri më tani të dinamikës etnike në vend: nëse këta qytetarë do të regjistroheshin si bullgarë në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, ata do të përfaqësonin rreth 10.3% të popullsisë totale.

Si do të dukeshin shifrat nëse 216,000 vetë regjistrohen si bullgarë?

Nëse 216,000 qytetarë regjistrohen si bullgarë dhe konsiderohen si kategori më vete, përqindjet do të ndryshonin si më poshtë:

Pasoja të mundshme politike dhe gjeopolitike

Një ndryshim i tillë në strukturën etnike të vendit do të kishte pasoja të thella:

Bullgarët do të bëheshin grupi i tretë etnik më i madh, duke kaluar turqit, romët dhe serbët së bashku.

Do të ngrinin kërkesa për përfaqësim institucional, përdorim zyrtar të gjuhës në nivel lokal dhe ndoshta edhe të drejtën për kuota në administratë.

Rritja e ndikimit bullgar në politikën e brendshme mund të ndikojë drejtpërdrejt në procesin e integrimit europian të vendit dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Të dhënat flasin vetë: një pjesë e madhe e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë janë potencial për ndryshim të ekuilibrave etnikë dhe politikë në vend. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu