“Territor i marrë nga Serbia”: Deklarata skandaloze e deputetit francez karshi Kosovës

Deputeti francez në Parlamentin Evropian, Thierry Mariani ka reaguar pas qëndrimit të Spanjës ndaj Kosovës për ndeshje kualifikuese të botërorit në futboll.

Ai i ka dërguar mesazh Komisionit Evropian që pranimi i Kosovës në Bashkimin Evropian do të sjellë probleme. Ai ka shkuar edhe më tej, duke e quajtur Kosovën ‘Territor të marrë nga Serbia’.

“Nëse Komisioni Evropian ëndërron të sjellë Kosovën në Bashkimin Evropian, futbolli na kujton se 5 vende evropiane për fat të mirë ende refuzojnë të njohin këtë territor të marrë nga Serbia dhe statusin e shtetit të pavarur” ka shkruar Mariani në Twitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu