Tetovë, për herë të parë është kryer operimi për parandalimin e djersitjes së tepërt

Kirurgët torakal pranë spitalit klinik Tetovë, javën e kaluar për herë të parë përfunduan intervenimin duke aplikuar metodë të re me të cilën te pacientja është parandaluar djersitje e tepërt.

Mënyra më e re e intervenimit paraqet procedurë të ndryshme kirurgjike nga praktika e tanishme në pjesën e sistemit nervor me qëllim të ndalojë djersitjen e tepërt.

“Kirurgët torakal specialist nga spitali klinik Tetovë kryen intervenimin e parë të hiperhidrozës, që do të thotë djersitje e tepërt. Operimi është kryer me metodën prerjes me ndihmën e simpatektomisë minimale invazive. Pacientja me hiperhidorza pas intervenimit nuk kishte simptoma të djersitjes dhe u kthye në jetën normale”, informojnë nga Spitali Klinik në Tetovë.

Për intervenimin mjekët kanë këshilla të ekspertëve dhe edukim nga mjekët në Spanjë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu