Pasi Afrona Dika në një intervistë dha një koment mjaft pozitiv për ish-gruan e Bleros, Teuta Krasniqin, duket se miqësia është thelluar edhe më shumë.
Miqësia mes Teutës dhe Afronës, tashmë ka tejkaluar “ndjekjet” në rrjetet sociale.
Magazina.al, ka mësuar përmes burimeve të afërta, se Teuta Krasniqi pas ndjekës që i bëri në Instagram e ka ftuar Afrona Dikën edhe në banesën e saj për drekë.
Sipas të njejtave burime, Afrona e ka pranuar me kanqësi ftesën e Teutës, me ç’rast edhe ka drekuar duke kaluar rreth 4 orë në banesën e Teutës.
Po ashtu Magazina.al, mëson se Afrona dhe Teuta tashmë kanë drekuar dy herë bashkë dhe tani janë bërë shoqe të ngushta.
Derisa dihet për miqësinë e Afronës dhe Teutës, nuk dihet nëse të njejtën miqësi e ndajnë edhe Blero me Adonisin.