Thaçi deputetëve: Mos i injoroni shqiptarët e Luginës (FOTO)

residenti Hashim Thaçi ka publikuar në rrjetin social Facebook, draft-rezolutën që e dërgoi dje në Kuvend, lidhur me shqiptarët e Preshevës.

Ai, u ka bërë thirrje deputetëve që mos t’i injorojnë kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Kjo është draft-rezoluta që ia kam dërguar për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Republikës së Kosovës. U bëj thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos i injorojnë kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ne e kemi obligim që t’i mbështesim në realizimin e kërkesave të tyre! HTH”, ka shkruar Thaçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu