Thaçi e dërgon në Kushtetuese vendimin e Qeverisë: Kurti nuk qëndron mbi ligjin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë Kurti për të vendosur masa të reja, siç janë ato për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, duke thënë se askush nuk qëndron mbi ligjin.

Përmes një konference për media, Thaçi ka thënë se Kushtetua e Kosovës është e bazuar në Konventa ndërkombëtare, dhe se askush nuk qëndron mbi atë.

“Kam vendosur t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese, me kërkim që të shqyrtohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes.

Lënda që është përcjellur do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese dhe ligjet. Ne pas pak do ta bëjmë publike kërkesën që është drejtuar Gjykatës, që tregon edhe të gjitha nenet e shkelura nga qeveria e Kosovës”, ka thënë ai.

Presidenti ka shtuar se askush nuk qëndron mbi Kushtetutën e vendit dhe se ajo nuk duhet të shkelet për agjenda politike.

“Kemi kërkuar që një te ardhme të afërt, pasiqë situata veç është emergjente, kemi bërë kërkesë për masë të përkohshme fillimisht nga Gjyakta Kushtetuese e Kosovës, ndërsa sa i përket zhvillimeve të cilat dua të theksoj të nderuar qytetarë, se mbi kushtetutën e Kosovës nuk qëndron askush, askush nuk qëdnron mbi ligjin, askush nuk ka të drejt të shkel kushtetutën për asnjë agjendë politike”, ka thënë ai.

Kujtojmë se dje Qeveria Kurti propozoi ‘orë policore’ në vend, përmes së cilës qytetarëve u kufizohet lëvizja nga ora 20:00 deri në 06:00 dhe nga 10:00 deri në 16:00.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu