Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka konfirmuar se do ta presë liderin e VV’së, Albin Kurtin të hënën në orën 15:00 në zyrën e tij.
Në një konferencë për media, Thaçi ka thënë se e mirëpret vendimin e Kurtit për ta pranuar ftesën e tretë të tij.
“Unë e mirëpres faktin që pas ftesës së tretë Kurti ka pranuar dhe i është përgjigjur ftesës time, kështu që në ditën kur është menduar nga Kurti, në ora 15 do ta pres në zyren time. Kështu që mirësevjen në ditën që e ka propozuar do ta pres në zyrën time”, ka thënë ai.
Kujtojmë se menjëherë pas 26 dhjetorit, Presidenti Hashim Thaçi e ftoi Albin Kurtin që t’ia jap mandatin e Kryeministrit, ftesë të cilën ky e refuzoi me arsyetimin se nuk ndodhet në Kosovë, derisa gjendej pikërisht në Prishtinë.
Edhe një ftesë tjetër ia dërgoi Presdienti, të cilën lideri kokëfortë i VV’së nuk e pranoi sërish, duke thënë se këto ftesa më parë po u shkojnë mediave, se sa në zyret e selisë së tyre.
Ftesën e fundit Thaçi e dërgoi dje, të cilën Kurti sërish nuk e pranoi. Këtë lojë politike ai po dëshiron ta vazhdojë deri të hënën e 6 janarit 2020, kur edhe ka propozuar që të takohen.