Thaçi i jep mesazh të fortë Osmanit: Kuvendi nuk mund të uzurpohet, nëse nuk raportoj do të thërras konferencë për media

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se nëse Kuvendi, konkretisht kryeparlamentarja Vjosa Omsani, nuk pranon kërkesën e tij për të raportuar rreth takimit me presidentin serb, Aleksandar Vucic në SHBA, atëherë do të thërras konferencë për media. Teksa, ka shtuar se Kuvendi nuk mund të uzurpohet.

Kështu tha ai sot për media, teksa edhe një herë tha se kërkesën e njëjtë e kishte bërë edhe në fillim të këtij vendi.

“Nëse më pamundësohet sot raportimi unë do ta bëjë kërkesës tjetër sepse askush nuk është pronar i Kuvendit dhe nuk mund ta uzurpohet. Kam kërkuar edhe në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti këtij viti që ta informoj kuvendin për punët e mia por më është pamundësuar”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se do t’i ftojë të gjithë liderët për t’i njoftuar, duke përfshirë këtu edhe kryetarin e Vetëvendosjes

“Do t’i ftoj të gjithë liderët e partive të spektrit politik kosovar, përfshirë kryetarin e Vetëvendosjes, të LDK-së, të PDK-së, të AAK-së, Pacollin…

“Është e drejtë imja kushtetuese nëse më pamundësohet raportimi në Kuvend, mundësia imja e vetme si President i Republikës së Kosovës i zgjedhur nga kuvendi që t’u drejtohem qytetarëve përmes konferencës për shtyp që të përcillet ajo që ka ndodhur në Uashington”, tha ai.

Kujtojmë se Presidenti Thaçi pas kthimit nga SHBA ka thënë se takimet e tij janë një hap më afër realizimit të marrëveshjes finale me Serbinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu