Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka konfirmuar se i ka shkruar letër Kryeministrit Albin Kurti, ku i ka bërë kërkesë që të tërheqë vendimin për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, duke shtuar se i njëjti po shkakton panik tek qytetarët.
Ai ka thënë se të gjitha këto veprime të Kurtit janë vetëm një agjendë politike, dhe se ai e kishte kundërshtuar shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme pa asnjë argument.
“I kam dërguar një letër edhe Kurti që të shyqrtojë vendimin e tij që ka krijuar panikë, shqetësimë tollovi e frikë tek qytetarët, që ta pezullojë atë vendim deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Sepse para pak ditësh, po i njëjti kryeministër, kur unë propozva Gjendjen e Jashtëzakonshme kundërshtoi me kokërfortësi dhe asnjë argument atë”, tha Thaçi.
Përmes një konference për media, Thaçi ka thënë se Kushtetua e Kosovës është e bazuar në Konventa ndërkombëtare, dhe se askush nuk qëndron mbi atë.
“Kam vendosur t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese, me kërkim që të shqyrtohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes.
Lënda që është përcjellur do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese dhe ligjet. Ne pas pak do ta bëjmë publike kërkesën që është drejtuar Gjykatës, që tregon edhe të gjitha nenet e shkelura nga qeveria e Kosovës”, ka thënë ai.
Presidenti ka shtuar se askush nuk qëndron mbi Kushtetutën e vendit dhe se ajo nuk duhet të shkelet për agjenda politike.
“Kemi kërkuar që një te ardhme të afërt, pasiqë situata veç është emergjente, kemi bërë kërkesë për masë të përkohshme fillimisht nga Gjyakta Kushtetuese e Kosovës, ndërsa sa i përket zhvillimeve të cilat dua të theksoj të nderuar qytetarë, se mbi kushtetutën e Kosovës nuk qëndron askush, askush nuk qëdnron mbi ligjin, askush nuk ka të drejt të shkel kushtetutën për asnjë agjendë politike”, ka thënë ai.
Kujtojmë se dje Qeveria Kurti propozoi ‘orë policore’ në vend, përmes së cilës qytetarëve u kufizohet lëvizja nga ora 20:00 deri në 06:00 dhe nga 10:00 deri në 16:00.










