Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përsëritur edhe një herë se në takimin në Shtëpinë e Bardhë në SHBA nuk do të diskutohet për ndarjen e vendit, apo cenim territorial eventual.
Kështu tha ai në një konferencë për media, pyetur nga gazetarët lidhur më ndryshimin e kufinjve, çështje shumë e diskutuar këto kohë.
“Të bashkuar dhe në partneritet me SHBA’në, jam i bindur që do t’ia dalim me sukses dhe do të kemi rezultate konkrete. Kështu ka qenë edhe në Rambuje, Vjenë, kështu do të jetë edhe në Ëashington.
As nuk do të cenohet integriteti territorial, as nuk do të ketë diskutim. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.”, ka thënë Presidenti, përcjell Gazeta Metro.
Ndër të tjera, Thaçi është shprehur i bindur se dialogu nën ndërmjetësimin e SHBA’së do të ketë shumë sukses.
“Qendrimi i SHBA’së dhe ftesa për 27 qërshor për takim në Shtëpinë e Bardhë rritë shpresën, optimizmin dhe besimin se ky proces do të ketë sukses.
Ky proces ka mbështetjen e qartë të SHBA’së, të vet Presidentit Trump por edhe të ambasadorit Grenell.
Kosova gjithmonë ka besuar në SHBA’në dhe ka dalë fituese. Washingtoni e ka thënë gjatë se ky proces është për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, por në të njëjtën kohë për të vazhduar angazhimet për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Të bashkuar dhe në partneritet me SHBA’në, jam i bindur që do t’ia dalim me sukses dhe do të kemi rezultate konkrete.
Kështu ka qenë edhe në Rambuje, Vjenë, kështu do të jetë edhe në Ëashington.”, tha ai, përcjell Gazeta Metro.
Kujtojmë se Presidenti Thaçi më 27 qershor pritet të udhëtojë për në SHBA ku do të takohet me Vucic, gjë që shënon edhe rifillimin e dialogut.
Ndonëse nuk është konfirmuar zyrtarisht, Thaçi në SHBA pritet të shoqërohet nga Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.










