Thaçi: Kërcënimeve të Serbisë do t’i përgjigjemi me çdo mjet

Hashim Thaçi i është kundërvënë deklaratës kërcënuese të Ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i cili tha se sulmeve ndaj serbëve në Kosovë, do t’u ishte përgjigjur me forcë.

Me rastin e 19-vjetorit të betejës së Koshares, Thaçi dha mesazhin se Kosova është e gatshme edhe në ditët e sotme, të përgjigjet me çdo mjet.

“Kosova nganjëherë po ballafaqohet edhe me kërcënime të drejtpërdrejta të Beogradit. Por edhe sot nga Kosharja, përgjigjja e shtetit të Kosovës është e qartë. Çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi siç ju kemi përgjigjur edhe më herët, për largimin e çdo pretendimi kërcënues nga Serbia dhe kushdo”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu