Thaçi: Largimi i 13 deputetëve nga VV keqpërdorim më i madh i votës që nga pas lufta

Ish- drejtori i arsimit në komunën e Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Jusuf Thaçi, ka thënë se largimi i i 13 deputetëve nga VV keqpërdorim më i madh i votës që nga pas lufta.

Ai e ka vlerësuar si të pandershëm shfrytëzimin i Vetëvendosjes për të fituar 13 mandate dhe 2 kryetarë komunash dhe pastaj të ikësh.

“Të shfrytëzosh një subjekt politik për të fituar 13 mandate deputetësh dhe 2 kryetarë komunash dhe ta marrësh këtë pushtet e bashkë me atë të ikësh nga ai subjekt politik, kjo përbën keqpërdorimin më të madh të votës së qytetarëve dhe shtrembërimin më masiv të vullnetit të qytetarëve të Kosovës që nga paslufta”, ka thënë Thaçi.

Tutje ai ka thënë se ky keqpërdorim i votës është shtrembërim i vullnetit të qytetarëve.

“Për nga përmasat, ky keqpërdorim i votës e ky shtrembërim i vullnetit të qytetarëve është larg më i madh se sa “vjedhja industriale” në zgjedhjet e vitit 2010, prandaj kjo është grabitje e votës së qytetarëve.

Këtë fakt duhet ta dinë dhe ta kapërdijnë të larguarit nga LVV.

Justifikimi i tyre se ata janë zgjedhur nga qytetarët me emër e mbiemër është mashtrim dhe kjo do të dëshmohet në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në Kosovë”, ka thënë tutje Thaçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu