Lideri i PDSH, Menduh Thaçi sonte në emisionin “Klikplus”, ka drejtuar akuza të rënda ndaj Alternativës, duke shprehur dyshimet se kjo parti financohet nga Irani.
“Kam faktet serioze se partia Alternativa financohet nga Teherani dhe Irani. Institucionet duhet të reagojnë. Unë nuk kam takat të bëjë asgjë më shumë. Unë kam një rol simbolik në qeveri, prandaj i ftoj instucionet kompetente të reagojë”, është shprehur ai.










