Thaçi i PDSH-së nuk ishte në Kuvend, por ja si votoi deputeti Dauti

Deputeti i PDSH-së, Bardhyl Dauti ka dalë me ndërhyrje procedurale në foltoren e Kuvendit duke thënë se BDI nuk e legjitimon qeverinë e re sepse nuk i ka shumicën e votave të shqiptarëve. Por, partia e tij do të mbështes këtë qeveri, për nevoja të qytetarëve shqiptarë.

”Uroj të gjithë besimtarët për Ramazanin. Kjo shumicë parlamentare është legjitime. Qeveria nuk është legjitime. BDI është humbëse e zgjedhjeve dhe kjo nuk na jep garanca për udhëheqje të denjë. BDI nuk i përmbush kërkesat e qytetarëve shqiptarë. PDSH do të mbështes çdo proces që do ta çojë shtetin përpara.”, theksoi Dauti. Por ai nuk votoi pro Qeverisë së re.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu