Thaçi: Raportimet për ndarje të Kosovës janë ‘fake news’

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha sot se qëllimi i institucioneve të Kosovës është që në përfundim të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, kjo e fundit ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës.

Ai pas homazheve te varri i veprimtarit Adem Demaçi tha po ashtu se institucionet e Kosovës synojnë që në fund të procesit të dialogut Kosova të anëtarësohet në OKB.

“Qëllimi jonë është njohja formale e shtetit të Kosovës nga Serbia në fund të procesit të dialogut si dhe Kosova të anëtarësohet në OKB”, tha Thaçi.

Presidenti tha se institucionet e Kosovës duhet të punojnë me përkushtim të madh në mënyrë që me konsensus sa më të madh të vazhdohet dialogu me Serbinë, me mbështetjen e SHBA-së.

Ai nuk komentoi zërat për ndarje të Kosovës, duke thënë se janë ‘fake news’.

“Unë nuk komentoj opinione të mediave, nuk komentoj opinionet që nuk kanë adresë. Por, ajo që dua të them është se institucionet e Kosovës, partitë politike, qytetarët, shoqëria civile, mediat, të gjithë duhet të punojmë me përkushtimin më të madh që me një konsensus sa më të gjerë të mundshëm institucional politik e qytetar të vazhdojmë procesin e dialogut Kosovë-Serbi të udhëhequr nga Bashkimi Evropian me mbështetje të fuqishme në 100 për qind të SHBA-ve. Ne e dimë qëllimin tonë, qëllimi jonë është njohja formale të ndodh mes Kosovës dhe Serbisë në fund të procesit që Kosova të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare, duke përfshi edhe organizatën e Kombeve të Bashkuara. Prandaj, kjo është qëllimi dhe është objektiva. Ndërsa, tash kemi opinione të ndryshme për çështje të ndryshme, ka edhe opinione deformuese, ka edhe fake news të shumta të cilat me të vërtet po e fusin në konfuzion opinionin publik. Objektiva e Kosovës është që në fund të procesit të ndodh njohja formale”, tha ai. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu