Thaçi takohet me Kryeministrin Kroat: Kosova pret liberalizimin e vizave gjatë presidencës tuaj në BE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me kryeministrit kroat, Andrej Plekovic, me të cilin ka biseduar për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili pritet gjatë presidencës kroate në BE, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në Facebook, Thaçi ka thënë se kanë diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

“Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos takova Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Ne diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe partneritetin strategjik në mes të Kosovës dhe Kroacisë. Kosova pret që gjatë Presidencës së Kroacisë në Bashkimin Evropian të merret vendimi i merituar për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Thaçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu