Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po vazhdon me deklaratat e tij se Qeveria e re me vendimet e saj po e humb Kosovën, ani pse ky i fundit nuk ofron kurrë ndonjë fakt në lidhje me këtë çështje.
Kurti tani ka reaguar përsëri për heqjen e reciprocitetit nga Qeveria Hoti, tani përmes Twitterit ka shkruar se Kosova nuk ka qenë asnjëherë pengesë në dialog.
Ish-kryeministri që u dorëzuar pas 51 ditëve nga pushteti, po thotë se mohimi i reciprocitetit është mohim i pavarësisë së Kosovës.
“Kosova nuk ka qenë asnjëherë pengesë në dialog dhe kjo është dëshmuar me heqjen e taksës prej 100 për qind”, ka shkruar ai.
“Mohimi i kësaj nënkupton mohim të deklaratës sonë të pavarësisë si shtet sovran, të cilën asnjë lider në Kosovë nuk ka të drejtë ta bëjë”, ka shkruar Kurti.
#Kosova was never an obstacle to the dialogue & this was proven with the removal of the 100% tariff.
Reciprocity means equality. Denying it means denying our declaration of independence as a sovereign state which no leader in Kosova has the right to do.— Albin Kurti (@albinkurti) June 6, 2020










