Shpallja e emergjencës globale për shkak të koronavirusit të ri bën që edhe Shqipëria duhet të marrë masat e veta.
Lidhur me këtë virus gazetari Artur Zheji ka bërë një thirrje për Edi Ramën.
Ai tha se kryeministri nuk duhet të merret me Rudina Hajdarin në parlament, por me rrezikun që vjen nga koronavirusi.
Ai u shpreh:
“Masat që po marrin vendet e tjera janë mbrojtëse edhe për ne. Puna është sa kohë do jemi ne në sqetullën e masave që të tjerët marrin. Nuk kemi akoma një protokoll publik, presim ndoshta nesër në shtysën e deklarimit të emergjencës botërore nga OBSH.
Shpresojmë ta bëjë kryeministri që te mos humbasë kohë me Rudina Hajdarin në Parlament, apo me ndonjë gjë tjetër, por të merret me këtë çështje për aq sa ka rrezik, për aq sa informojnë objektivisht që ka apo nuk ka rrezik për të futur infeksionin në Shqipëri.”










