Thirrja historike e ezanit gjatë Ramazanit bëri jehonë në Amerikë

Në Minneapolis Cedar-Riverside në SHBA është dëgjuar thirrja e ezanit, ku besohet se është thirrja e parë në një qytet të madhe amerikan, shkruan Billbordi.com

Kjo thirrje u bë pikërisht në muajin e Ramazanit, ku praktikuesit e kësaj feje për më shumë se një muaj agjërojnë.

Ezani që bëri jeohnë në një xhami në Minneapolis Cedar-Riverside do të dëgjohet gjatë gjithë muajit të Ramazanit.

Ajo që mediat amerikane e quajnë ‘Thirrja e thjeshtë, e shkurtër’ e njohur si ezani shënoi një moment historik për Minneapolis dhe qytetet e mëdha në të gjithë Shtetet e Bashkuara, thanë anëtarët e komunitetit.

Ezani transmetohet zakonisht në të gjithë Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe vendet e tjera, për shumë myslimanë në SHBA, dëgjohet vetëm brenda xhamive ose qendrave të komunitetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu